Transport falas për porosi mbi 3500L

Transport falas për porosi mbi 3500L

Politika e privatësisë

Kjo politikë ju informon se si Hamleys Albania mbledh dhe përdor të dhënat personale të
individëve, vizitorëve, kandidatëve që marrin pjesë në procesin e rekrutimit në Hamleys Albania,
dhe ku përpunimi i të cilave kryhet pas dhënies së pëlqimit nga subjekti i të dhënave personale
dhe/ose në rastet e tjera të parashikuara nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të
dhënave personale”, të ndryshuar.

Siguria

Hamleys Albania siguron përdoruesit e faqes së internetit se është e përkushtuar në zbatimin me rigorozitet të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar” dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim
të tij.

Përdorimi i të dhënave personale

Hamleys Albania disponon faqen: https://www.hamleys.al/ nëpërmjet së cilës mbledh dhe transmeton informacione për qytetarët, vizitorët, etj.

Objekti i Politikave të privatësisë

  • Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.
  • Të dhënat që sigurohen nga përdorimi i cookies kur vizitoni faqen e Hamleys, përdoren vetëm për qëllime statistikore dhe studimore.
  • Të dhënat personale të përdoruesve të faqes së internetit të cilët plotësojnë seksionin përkatës për rezervimin e eventit së tyre në dyqanin Hamleys, apo komente, aplikime punesimi etj, do të përdoren vetëm për qëllimin e permendur dhe do të trajtohen në përputhje me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale.

E drejta për t’u ankuar

Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë, në përputhje me parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi.
Komisionieri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale
Adresa: Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.