Kontakt
Tiranë
Adressa: Rruga 5 Maji, Tirana
Info: +355 4 450 5005 | info@hamleys.al
Rekrutimi: recruitment@hamleys.al
Party: events@hamleys.al
Prishtinë
Adressa: Prishtine Mall – M2 (Prishtine – Ferizaj), Prishtine 10000
Info: +355 4 450 5005 | info@hamleys.al
Rekrutimi: recruitment@hamleys.al
Party: events@hamleys.al
FAQ
Ku mund ta parkoj makinën?
Parkimi është i disponueshëm në qendrën tregtare.
Sa kate është Hamleys?
Hamleys përfshin të gjithë katin e dytë të qendrës tregtare Emerald dhe kati i tretë ka tre dhoma festash me temë Hamleys.
Sa është tarifa e hyrjes në Hamleys?
Asgjë! Tarifa e hyrjes në botën e argëtimit është plotësisht pa pagesë. Vetëm në disa atraksione duhet të paguani.
Mund të paguaj në Euro ose Dollar?
Po, ne pranojmë euro dhe dollar në Hamleys. Kursi aktual i këmbimit është gjithmonë i disponueshëm në kasë.
Mund të hyj në Hamleys me një qen?
Fatkeqësisht, për arsye sigurie te fëmijëve, qentë nuk lejohen.
A ofroni kupona për dhuratë?
Po, është e mundur të blini kupona për dhuratë në kasë.
A ka dollap për të vendosur gjërat personale në Hamleys?
Po disponohet në hyrje, të gjitha blerjet e jashtme duhet të mbahen në dollapë para se të hyni në dyqan.
A janë të lejueshme karriget me rrota në Hamleys?
Po! Klientët me aftësi ndryshe janë më se të mirëpritur në dyqanin tonë dhe ne do të bëjmë çmos që vizita e tyre të jetë sa më e rehatshme.
Si i trajtojmë kthimet dhe ankesat?
Me kthimet proçedohet në tavolinën e shërbimit të klientit.
A mund të bëj një foto me arushin?
Sigurisht! Arushat tanë Hamley dhe Hattie janë gjithmonë në dispozicion për ju. Ajo që duhet të bëni është t’i ‘kapni’ diku në dyqan!
A mund të hyjë fëmija im i vogël në atraksione?
Çdo atraksion është i ndryshëm dhe rekomandohet për fëmijë të moshave të ndryshme. Ekziston një listë rregullash të vendosura përpara çdo atraksioni ku mund të shihni per sa vjeç është atraksioni i lejueshëm.
A mund të hyj në Hamleys me një karrocë fëmijësh?
Po, sigurisht.
A ka ndonjë pije freskuese në Hamleys?
Po, në katin e tretë të qendrës tregtare mund të gjeni shitës me pakicë ushqimesh dhe pijesh nderkohë kaloni një moment dhe në pjesën e jashtme.